E diela poetike me poetin;Refki Reshitaj
NË DASMËN E LANDIT…
————————————————
U desh të presim shumë vite,
Që të përjetojmë këtë kënaqësi.
Në dasma të ftojmë vëllezër
Edhe nga Nëna Shqipëri.
Kjo ndodhë tani çdo herë,
Na ngjau edhe ne.
Në dasmë na erdhën librazhdas,
Na mbushën gëzim e hare !
Todi, i thonë emrin.
Jeton në Angli.
Ne i bëmë ftesën,
Dhe ai erdhi me kënaqësi.
Si krushk e vëmë të parë,
Dasmorëve t’iu pri.
Në makinë flamur shqiptar,
Me shqiponjën kuq e zi.
Kalojmë lirshëm nëpër qytet,
Makinë me tabela shqiptare,
Dikur po të ndodhte kjo,
Serbët do të na qitnin fare.
Por, ja që kohërat ndërruan,
Dhe për ne erdhi lira.
Në dasma e gëzime,
Të na vijnë vëllezër nga Shqipëria.
Ta gëzojmë këtë të gjithë,
Të moshuar e të ri.
Të punojmë e të mos ndalemi,
Për të Madhen Shqipëri..!