E diela poetike me poetin;Sabit RRUSTEMI

HAJDE DRENICË*

——————————–

Hajde Drenicë

nxeje kët’ dimën

me burrni

e kangë

hiçma kët’ brengë

se bukën ta kam ngranë

tek ai Oxhak që e dojnë te tanë

hajde Drenicë

shkrije kët’ ngricë

se ma ka zanë fytin

mos e humb emnin e t’ ytin

hajde ma

le t’ kënaqet dhe ajo dadë

nën lule t’qershisë

Drenicë moj

Rrënjë e etnisë

Krujë e Dytë e shqiptarisë

Hajde….

/www,QendraPress,com/