E diela poetike me poetin;Sabit Rrustemi

0

E DIELA FESTIVE E LUTJES SIME

———————————————-

Çile f’tyrën si ky ag i freskët

si kjo ditë me qiell të kaltër

ty që të kam afër

ty që je larg

ty që s’ më braktise kurrë

Pastrohu së brendshmi

pastaj së jashtmi

nga krejt ato që të micrrojnë

damarëve të trupit zemrës e kokës

Derdhi tej vetes

t’ mos i prekin tjerët

kanaleve të fshehta të tokës

Vishu pastaj me të pastra

e dil tek ai tempull që falesh përditë

(si unë tek Çepuri im)

Preke secilën bimë

qoftë dhe therrë

a gjemb

Preke butë edhe kur dhemb

Bëhu pajtimtari i parë i kësaj dite

me ata që të hidhëruan dje

me ata që të buzëqeshin sot

e g’zoje këtë ditë

këtë mot

për atë zot

Asnjë shibël mos e lë në sy

asnjë qime në gjuhë

as cepave të padukshme të qenies

gjëra të pvlera mos lër

Është e diela festive e lutjes sime

për një sofër të begatë

me mbarësi e dashuri

në çdo shtëpi e njeri

Hajt ta ngremë dhe një dolli

për paqe e harmoni

Gëzuar cilido qofsh ti

( 18 gusht 2012 )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *