E diela poetike me poetin;Sabit Rrustemi

0

GJUMË TË ËMBËL DASHURI

——————————————

Gjumë të ëmbël dashuri

kudoqofsh

Po pse nuk mbyllen këta sy

hapur rrinë e Ty të presin

Merrmë në krah të gjirit tënd

më përkëdhel si puhi

e ma vajto njëherë

sall edhe njëherë atë synë e zi

që jep shenjë nën lamë

tek ai bli lahet me hanë

e floktë i thanë me timin zjarr

Ndizem sa herë mendoj për Ty

Kurrë nuk fiket zjarri në mua

as kur t’mbulohet prej dheut të zi

Vij tek veshi

të pëshpëris si gjithnjë

gjumë të ëmbël

dashuri

( 4 tetor 2009 )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *