E diela poetike me poetin;Sabit Rrustemi
ËNDËRR E PËRJETSHME
———————————–
Derisa nuk të kisha afër
të shihja e të ndjeja
si një ëndërr
Kur arrita të të prekë
më humbi ajo ëndërr
e mbete vetëm ti
dhe unë
peng i një planeti
Nga kjo afërsi e përkohshme
një admirim të përjetshëm
fitova
anise dogja një zemër
Ti ishe
më shumë se një ëndërr
një ëndërr që më s’e shoh
e kahdo që shkoj
me shpirt e ndjej
orë e çast e shijoj aq thellë
sa nuk arrij ta shterrë me fund
as edhe njëherë të vetme
Pikërisht ajo ëndrra
që e dëshiroja
e s’do ta jetoj
as në një jetë të dytë
a të tretë
qëllove
Nuk kam se si të shijoj ndryshe
as të të humb
Ëndërr e përjetshme mbetesh
( 10 dhjetor 2021 )
TI JE MË SHUMË SE NJË ËNDËRR
– Va r i a n t –
Derisa nuk të kisha afër
të shihja e të ndjeja si një ëndërr
Kur arrita të të prekë
dole nga ajo ëndërr
e mbete si unë
mes një zjarri e një planeti
që as shuhet
as lëviz nga vendi
Nga afërsi e përkohshme me ty
një admirim të përjetshëm fitova
anise dogja një zemër
Ti je më shumë se një ëndërr
një ëndërr që më s’e shoh
e kahdo që shkoj me shpirt e ndjej
orë e çast e shijoj thellë
aq thellë sa nuk arrij ta shterrë me fund
as edhe njëherë të vetme
Pikërisht ajo ëndrra
që e dëshiroja e s’do ta jetoj
as në një jetë të dytë a të tretë
qëllove
Nuk kam se si të shijoj ndryshe
as të të humb më
Ëndërr e përjetshme mbetesh
( 11 dhjetor 2021 )