E diela poetike më poetin;Sabit Rrustemi

0

SIPAS HYJNORIT DARDAN

—————————————-

– variant i datës 21 janar 2022

Kjo Kosovë e Re është Dardani Antike

Themelet të forta i ka si Bjeshkët Epike

Ta ndërtojmë me punë e jo me fjalë të kota

Kurrë si tash kah ne s’i ka kthyer sytë bota

Mblidheni mendjen në një qëllim e Vizion

Se ndryshe nuk arrin atje ku synon

Të Urtët tanë kur donin me dal n’breg

Gjakun e të rënëve s’e nxirrnin n’treg

Miqtë e Moçëm s’ia falnin djallit

Dhe Dy Gisht Fyytyrë i ruanin si Sytë e Ballit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *