E diela poetike me poetin;Sabit Rrustemi.

0

RISHTAS DAL E TË PRES

———————————–

Nata më mbërthen e më shtrydh aq fort

si t’isha unë gurgaci më kryeneç

i këtij mali që vrojton e heshtë

për t’ma marrë qoftë dhe një fjalë

për ty

një fjalë që ma ndriqon shtegun

deri te ti

për t’a bërë më të lehtë peshën e kësaj mospranie

që t’rëndon supeve

syve

e ecjeve që kanë vendnumëruar

Nata

kjo pjesë e errët e ditës dhe e jetës

që mbretëron përnatshëm mes nesh

m’ i shprush ëndrrat

ndjenjat

m’i ndezë dëshirat buzët

nëpër mijëra e mijëra net

të qetë s’më lë

Atje ku je vetmuar diku ti

kot shtrij krahët

zgjas duart

s’mund të të arrij

E nata le të tallet me mua

le të shfryhet

le të derdhet e tëra

mbi këto drita që i dogji malli

Agu i parë i mëngjesit që vjen

e bën të paqenë

Unë zgjohem rishtas dal e të pres

( 29 janar 2022 )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *