E diela poetike me poetin;Sahit Osmani

0

PËRBUZJE

————————-

Kotësia më përbuzte për çudi

më qortonte për veprimet në çdo kohë

për pa barabarësinë në dashuri

për të fshehtat e saj që nuk ia njoh

Sa mashtrues i madh është gabimi

të shtyn të rrish zgjuar netëve pa gjumë

të sëmurë me kërcënime vdekjeprurëse

për tu përmirësuar duhet shumë kohë

Nuk të lë hapësirë ta gëzosh jetën

dëshirat mbesin ëndrra plot marrëzi

duke e ditur se e kaluara më s’kthehet

kotësia më përbuzte për çudi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *