E diela poetike me poetin;Skender Berisha

0

AMA E PSHTRIKUT

———————————-

E bardhë e bukur përvidhesh nëpër re

Ty vetëtimë as nam nuk të zë

Të shihesh me mua për be

Drinit bardhosh edhe sot përmes i re

Nuk të shoh e më shtihesh e re

Vellon e bardhë ta kuqëlon ky perëndim

Dorë e butë tash supin pakëz ma çiku

Sapo dita e lodhur mori turr dhe iku

Po të ndiej frymë e lashtë me të vërtetë

Çastit më të ngrohtë s’arrij të të prek

Shoh ndër qemerë të gurtë si kthehesh

Me borën dalëngadalë njësh po bëhesh

Nis e ndiej të egër e gërryese vetminë

Çapat e mbrëmë qëkur të lehtë i hodhe

Kur era ta shpaloste atë fustan prej bore

Do të dal nesër shpirtit ia pres këto hove

11 dhjetor 2017,Pz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *