E diela poetike me poetin:Skender Berisha
DO TË GJEJ
———————————-
Tash do të nisem prap.
Më duhet edhe një vrap,
Deri te kopshti yt.
Krejt është pa rëndësi,
A më duhet një ditë,
A i plotë një vit…
Një dorë e ngritur,
Në mes të dëborës valëvitet;
Një sy i dielltë vështron në hapësirën e sheshtë,
Sogjon borën gjurmët e bardha krejt…
U nisa,më prit!
Në borë nuk sosin rrugët kurrë.
Një pritje tjetër,nis!
Pishat do të shkunden,
Prej ngrohtësisë së shikimit tënd,
Edhe shtigjet do të hapen…
Kësaj here do të të gjej.
Shteg të ri do të çel,
Kush më pëshpëret:
Do të të gjej.