E diela poetike me poetin;Skënder Berisha

0

FESTË

—————————–

Sa me gaz ju flas ju flas

sa me shkas brohoras

se qielli sot qesh në çast

se zemrat këndojnë me kast

se diell i mbarë na ndrinë

se kuq e bardh faqe çilet

se Kosovë e bukur tash po lëvrinë

se mbarë e anë e kënd po ndillet

sa me gëzim çdo gur po dridhet

sa zbardhin plisat e mi sot

sa zemra-zemrës n’valle lidhet

se mbirë galdimit dalin pika lotë

se dole moj si kushi edhe ti

se sheshit shkepe sa hijeshi

sa shpirt i thyer sot u përtëri

sa fort shndriti ky diell i ri

se u mblodhën shpejt djem e çika

se shumë gëzojnë si Republika

se pat pikur gjaku shpesh pika pika

sa malet panë e mblodhën djem e nipa

sa me gaz ju flas ju flas

sa brof ky vrull i ri me dalëngadalë

sa urimi del si lulet nën dëborë

se këngën mos e ndal ti vetullhollë

sa të skuqin faqet moj Kosovë

se gjak u njomën fushë e malet për ty

sa u dogj dushk e bar e gjelbëroi përsëri

se gjatë e mbrujtëm në zemra këtë liri

17 shkurt 2012,Prizren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *