E diela poetike me poetin;Syhejl Havolli
NË UDHËN TIME
Si e ardhmja dhe e shkuara
Më gjason kjo botë
Rri i ftohtë si vullkan
Ndaj çdo gjëje që shoh
Në udhën time vjen e shkon
Sikur nuk është jeta ime
E kredhur në mendime
Shumë shekuj përbiroi kjo botë
Të gjitha i qëndisi zinxhir
Si një jetë si një vdekje
Gjithnjë me ndonjë dëshirë
Gjoks mbi gjoks është kjo botë
Me miliarda vjet ka burime
Si e ardhmja dhe e shkuara
Ka krejt pak gëzime. 23 qershor 2021