E diela poetike me poetin:Syhejl Havolli

0

TEK ZEMRA VESHIN ZGJAS

——————————————-

Mikut tim Prof. dr. Nebi Islami

U takuam rastësisht,

u shkrep kjo foto qëllimisht

s’ka rëndësi nga kush

e kam mik si askush

Këtej pari kemi qenë shpesh

Me zemër e shpirt prush

Nga një rrugë te një tjetër

Shtruar me gurë të vjetër

Tek zemra veshin zgjas

Sytë më buzëqeshin nur

Miqësinë që kemi s’harrohet kurrë

Çkado na qoftë shkruar

Si lis kemi për të qëndruar. 16 Shtator 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *