E diela poetike me ;Qazim THAÇI -Lis Pashtriku e zë arbërie në mes epoke (Përkushtim për artisten Ajshe Ramadani)
Kur madhështia merr zjarr në dërrasa skene
As uji i detit se shuan madhështinë tënde artiste
Më duket se frymëera e perëndimit mat pulsin e zemrës
E nënqielli ynë rri i çakërdisur me mallin për ty
Po Bregu i Pikëllimit sa mall sjellë ndër dej
Pos lotëve të dashurisë e mallit për atdhe
Artiste a të brengosë frymëera e harrimit..
Për Hamletin e Prishtinës,për Bregun e Pikëllimit
E mbretëreshën Teutë, e për zërin e Nexhmijes
Po kjo dreq largësi si mjegull çmendurie mat e çmat dhembshuri
E di zbathur po trokasë në petale të puthjeve mallëngjimi
Kur roli yt bredhë lavdisë me këngën e Vaçe Zelës
Me vargun lasgushian filtron dashuri arbërie e lis ëndrre
Mes Evropës ilirisht jeton madhërishëm si zëri shqip në Olimp