E diela poetike me shkrimtarin ;Sabit Rrustemi
THELLË DIKU RRËNJËVE TË SHPIRTIT
Ajo më harron thellë diku
Rrënjëve të shpirtit
Për një pikë ujë
E një çikëz jetë
Sa herë është ngjitas trupit tim
Më humb sysh pastaj
Natyrës së nëpërkëmbur
Syri i saj
Një det me vaj’
Zgjatet e stërgjatet etja për ta parë
Dreqi ta hajë
Malet e zemrës do t’m’i thajë