E  diela  poetike me shtatë poet e shtatë poezi;Danel Cana

  ·

DO TA KTHEJ MË NJ’ANË

————————————

Do ta hedh pallton më nj’anë,

Fjalët e liga sa janë,

Ti mbledh e të shaj dynjanë,

Të bëhem politikanë!

Nuk merret vesh politika,

Po s’dite fjalët e liga!

Të tregohem i pamend,

Të vete në Parlament.

Më i miri është kush shan,

Nga maja gjer në taban!

Ku s’të ha, atje të kruan,

Le të thonë “Berishjanë”!

Pak të ngjaja nga Berisha,

Tu vërsulesha si bisha,

Të siguruar do ta kisha,

Pa fjalë, President do isha.

Kujt ja mban mor aman,

Të matet me “Berishjan”?

Gjithë bota në gojë e mban,

Ka lindur politikanë.

E pra, kjo është e vërteta,

Politikë mirëse të gjeta.

Punë të madhe bën kuleta,

Të bëhem si Ilir Meta.

Ç’është Saliu dhe Iliri?

Të shpëtuar nga fiqiri,

Jua prishi mëndjen floriri,

Po ju shtërngohet zinxhiri.

Kurrë mëndja s’ma kishte marrë,

Të dil vëndi në pazar!

Ç’bëni more katundar?

Pangopësia të bën varrë.

Sali dhe Ilir mavriu,

Nuk ditët si hante miu!

Popullit fati i ngriu,

E çuat për firi-fiu.

E ktheva dhe unë së prapthi,

Nuk di si do t’ju vej fati!

Ai që ju shtërngoj dorën,

Do t’ju vari dhe këmborën.

@cana