E diela poetike me shtatë poet e shtatë poezi;Gori Stafa
SHPIRTI IM
————————
Avull është ky shpirti im?
Gërmon në çdo fjalë të saj,
se mos ndien lëmimin e dorës së saj
dhe endet nëpër rrugicat e fshehta të saj.
Të dehet kërkon nga zëri i saj,
të jetë i trallisur nga bukuria e ecjes së saj,
nga ai shpirt bukurie të pakalueshme,
ai shpirt që të ndalon vargjet në grykë.
Ruhet ky shpirti im
nga padashjeprekjet e duarve,
u shmanget edhe syve të butësisë së saj,
që mund t’i tregojnë këputjen e krejtësishtshpresës.
I përflakur do të kthehesh atëherë
nga ky udhëtim,
shpirti im.
– L. S.