E diela poetike me shtatë poet e shtatë poezi:Rudi Berisha

NDJEJ MALL PËR SHTËPINË TIME

UNË ÇUNI NGA ÇAMËRIA

—————————————

Sa ndjej mall për rrugët e vjetra

Për shtëpinë time qe me vie në ëndërr.

I kujtoj ditët kur na shtua dhimbja

Kur me dhunë na larguan nga toka jonë.

Ditët unë i kaloj me buzë në vaj

E shpirtin e kam të rënduar nga malli.

Atje në vendlindje nuk me lenë të shkoj

Malli për shtëpinë shpirtin po me rëndon.

Ndjej mall për shtëpinë time të vjetër

Unë çuni nga toka e Çamërisë.

Sot jetoj në tokën e nënë Shqipërisë

Por atje grekët me dhunë ma morën shtëpinë.

Atje në rrugët e vendlindje kam eshtrat e nënës

Po atje në Çamëri kam gjakun e zemrës time.

O Çamëri e ime dhe e bekuar toka Çamëri

Do të vdes me mall veç dhe njëherë të isha tek TY.

Nëse me tretë dhéu e eshtrat po të me kalben

Nuk do kisha fare unë shqetësim e as mërzi

Vetëm të shikoja shtëpinë time atje në Çamëri.

––––– Vargje nga Rudi Berisha –––––

Dardani, 27 qershor 2022