E diela poetike me shtatë poete /Brixhilda Dede
MÈ MUNGOJNÈ FJALÈT E TUA
————————————————
Më mungojnë fjalët e tua,
apo dè]ëshira të frymoj.
Gjethet e kraharorit, a’ gurët e barkut qofshin.
Më mungon ajo pjesë trupi që qiejsh fluturon,
Mbajtur gjallë ëndrrën dhe shpresën.
Më mungon ajo pjesë jetë,
që më bën të ul këmbë tokës e meditoj.
Mungesës të tyre arratisur vetvetes, harruar se dashuroj.
***
Mungesës së tyre,
zhytur sigurisë sime,
Si prushi ndër gjij,
Rruajtur, më të bukurat kujtime.
BRIXHILDA DEDE @ 2022