E diela poetike me shtatë poete e shtatë poezi: Anila Toto

Vlora

—————–

Ju e patë Vlorën nga maja e kodrës

Shtëpitë e vjetra, bulevardin e lashtë.

Unë shtrëngoja baltën në pëllëmbën e dorës

Për ti vjedhur erën, ngjyrë edhe pak fat.

Një ditë të prehem pranë detit me dallgë,

Të jetoj me Vlorën se e kam në gjak.

VLORA IME

Qytet i shtrirë këtu në buzë të detit

Me shpirtin si varkat që s’kanë asnjë breg

Përpara dallgëve dhe shpirti i poetit

Tërbohet nga vargjet e s’ngopet me jetë !

Vlonjatë

Ne u rritëm…

Duke mësuar t’i hyjmë mespërmes dallgês,

kështu kuptuam si mbijetohej me shpresë

Nê atë det si shpirti ynë i butë e të kaltêr,

ndër furtuna aq i frikshëm dhe i pabesë!

Ne u rritêm duke e gêlltitur ujin me kripë

kur buzëqeshur fytyrat mbi të pasqyronim

Për herë të parê dallgën pamë të na mbysê

dhe buzëqeshem që të mundej ta pranonim.

U rritêm duke njohur njê det me dy emra,

prandaj guxojmë të notojmë larg e më larg

Ne mësuam që si deti t’i kemi dhe zemrat

prandaj edhe krenohemi se jemi vlonjatë!

ME VLORËN

Merri..

biri im

“ëndrrat e mia

I mblodha në një çantë.

shpërndaji,

kudo të shkosh lër nga një në udhë.

Ti jap

dhe sytë,

të të ngrijnë botën.

Nëse kthehesh bir

të pres gjithmonë këtu.

Do vdes

me Vlorën.

Anila Toto