E diela poetike me shtatë poete e shtatë poezi: Remzie Rexhbogaj

DHEMBJEN E MBYLLA

—————————————

Në guaskë deti

Do e mbyll dhimbjen

E mallin që e ndjej

Erna ime për Ty

Nê fundin e detit

Do të ruhen

Me kujdes më të mirë

E shumë xhelozi

Bashkë me Titanikun

Do mbesin të përjetëshme

Në këtë botë

Së bashku me Ty

Në rrezet e bukura të diellit

Do të mbetet bukuria e jote

E shpirti yt engjëllor

Si ma e bukura Hyjri.

Remzie Raci Rexhbogaj