E diela poetike me shtatë poete e shtatë poezi;Diana Zhiti
Pasion
—————————
E shiti tokën që punonte e Ëma, i Ati
me buzë të zhuritur dimër behar.
Por dhe lëkurën e tyre të regjur,
I nxori ti shesë në pazar.
Shtëpinë që ngritën tullë- tullë,
e dha brënda natës, për kapar.
S’e ktheu kokën mbrapa të shohë,
të Emën, sytë e përlotur të saj.
Fatin e së shoqes, fëmijëve, vërtiti ruletës,
ëndërrën, folenë, dashurinë,
pasioni i mallkuar ia errësoi mëndjen,
humbi në kumar lumturinë.
Ka marë revan drejtë humnerës,
këtyre punëve ( fatkeqësisht) u dihet fundi,
por Ai i është dorëzuar qorrazi pasionit,
zhveshur nga ndjenjat, nuk i dhimset mundi.
Familjen e nxori në rrugë të madhe,
shiti gjthshka ish’ ngritur me mund,
i kanë mbetur vetëm rrobat e trupit,
dhe borxhe, borxhe gjithkund.
Nuk ka perëndi ta shkundë
Diana Zhiti 10.7.2022