E  diela  poetike me shtatë poete e shtatë poezi;Razije Hoxha

Tjetra

————————-

Unë doja të isha për ty,

e vetmja,mbretëresha.

Mbrëmjeve përkrah teje,

më shumë se yjet të shkëlqeja.

Dhe mëngjeseve,

më e bukura lule të celesha.

Tani,tjetra ti merr përqafimet,

puthjet e zjarrta.

Unë dridhem nga vetmia,

si trumcaku i vogel,

në ditet e acarta.

Tjetra ti shuan,

zjarret djaloshare.

Unë zogu i vogël,

atje jashtë,

pas asaj driitare.

Tjetra me ty,

gëzon e krenohet.

Unë zogu i vogël ,

atje jashtë që ftohet.

Dhe jashtë fryn tufani pa mëshire.

Zogu i vogël vdiq.

Por zemra e tij rreh e nxehtë.

Dhe kurre s’ka për të

Shkëputur nga libri”Martesa e një gruaje”