E diela poetike me shtatë poete/Kimete Durmishi
Ç`MALL KAM PËR TY KOSOVË
Vend më të bukur
nuk ka askund
as në parajsë
as në tokë
Me plot hijeshi
e bukuri
më del Kosova
para syve të mi
më rrotullohet
si një xhevahir
Sa mall të madh kam
për këtë vend
aty ku u linda
dhe dua të vdes
Kosovë
Gjuha jote më jep bekimin
aty peshon fjala
dhe e ka kuptimin
O ju njerëz kosovar
vlerësoni me shpirt
këtë parajsë
Nuk ka asgjë tjetër
që më pushon
në shpirt
Vetëm atëherë
kur jam në vendin tim
Jashtë kësaj parajse
është gjithçka e hekurtë
nuk gjen ngrohtësi
Botë e ftohtë
tërësisht e akulltë.
K.D.
Zurich