E diela poetike me shtatë poete/Shukrije Gashi
Endrra që hëngri gjuhën e vetë
(17 maj 2020)
Kur heshtjes t’i thyhen dritaret
degët e stërkequra të molisura
ikën me anën tjetër t’lumit
flokët e thinjura qytetit
të minatorëve do të flejnë n’paqe
në të dy anët mëngjest e hinta
Ibrit me nuk do të vajtojnë anipse
ofshamat e gjata shfryejnë dufin
degët e stërkequra më mirë
të hiqen si dhëmbi nerlik
kur bie në vend të vete a t’hiqet
sa të qeta rrugët e trishtit
paqes thinjat mbase do t’i rrinë
jo edhe aq keq
e mendja e verbuar
merr rrugën e harrimit shesheve
të Evropës blu një rrefim tjetër
mbi urën e kujtimeve Ibri plak
vajin a gjuhën e tij askush
e mori vesh ndonjëherë
në turnin e parë bashkë me
qiellin e bruztë minatoret
zbresin me supet e çliruara
nga historia e degçve të stërkequra
Sa e dhimshme ëndrra që hëngri
gjuhën e vetë dje…