E diela poetike me vargjet brilantë të poetes ;Nexha Reçica
FJALA E NËNËS
———————–
E dua aq shumë fjalën e nënës,
edhe atëherë
kur rri te lulet e parkut
çdoherë më rri në shpirt
e më bëhet sërish
ta thirri fjalën NËNË.
atë fjalë diellore
që zhdavaritet parkut
dhe unë te këto lule
ta kujtoj të shenjtën nënë.
ta kujtoj buzëqeshjen
në prag të shtëpisë
në oborr lulesh,
shumë kohë mendoj
kur unë e dua
atë fjalë të rrallë.
para kujtimeve
po më humbin fytyrat e ditëve
kur të thirra nënë,
kjo kujtesë
ka nis të m’i zbardhë flokët
prej fjalës në fjalë
prej vajit në vaj
prej shpirtit në shpirt të dehur
desha ta thërras fjalën nënë.
në dashurinë time të humbur
kur puhia e parkut
luan degët e lisave
e unë mbytem në kujtime,
e imja NËNË.