E diela poetike me vargjet brilante te poetes:Nexha Reçica

0

UNE KAM DASHURI

—————————–

Unë kam vetëm dashuri

Kaherë të mbjellë në shpirt,

Që atëherë kur nëna më lindi!

Dhe sa herë që u rrita unë

Dhe ajo u rrit

Mbeti cdohere pranverë në blerim!

Kur ndrrohen stinët e acarohen

Unë nuk ndryshoj

Cdoherë në mua lulet lulëzojnë!

Edhe kur zogjtë bëjnë gabime,

Aq mirësi mbolli në mua nëna ime/

Këtu në vendlindjen time!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *