E diela poetike me vargjet brilante të poetes;Nexha Reçica

Ti më thërret

———————————–

Ti më thërret

Atje ku dielli mëshihet

Prapa një epoke tjetër,

Atëherë kur të vegjël ishim

S’dinim t’i tundeshim heshtjes!

E sotmja mes ëndrrash

Si flluskë në ballë më rri,

Kur ti ndizesh në mall

Përsëri më thërret

E se di as vet se ka tretesh?!

Dallgë në breg

Shpirtin tim nuk e lë të qetë

Era fryn mbi detin me valë

Zhytet diku thellë

Si ëndërr fëmijësh!

Mes reve shtegton agu

Nata mall pikon

Era bartë heshtjen

Zhurma shpirtin tundon!

—————————————–