E diela poetike me vargjet brilante:Nexha Reçica
E PRITA SHTATORIN
———————————
Më tha se do të vinte
Nê shtator
Do t’më donte dhe
Yjet do t’i kapte me dorë,
Hëna do t’na bënte rojë!
Sa gjatë e prita
Me zjarrin e pashuar,
Unë vërtet e dashurova
Aq çiltër,e padjallëzuar!
Çdo natë e pritja
Shtatorin e thinjur
Se kur do të vij,
Buzëqeshja si një fëmijë!
Dhe kur erdhi shtatori
Dallgë e gjarpëruar
Pluhur i dendur,
Ç’pështjellim i zbrazur
E heshtje e tërbuar!
Ishte mbështjellur
Me gjethe të rëna,
Të verdha,
Ashtu si shpirti i tij
Në ikje!