E diela poetike me vargjet  e bukura të poetes:Jonida  SHEHOLLI

DURIMI

————–

Trishtimi futet shpirtit, fijeve të zemrës ua çakordon timbrin

Në epiqendrën time, ankth bëhet ndjenja e pakëndshme

Dhëmbët kërcasin mes tyre

Goja ka vënë kapakun

Fjalë e rëndë, në mua ndezur flakë, end tymin

Dhe në përfundim i them njeriut; Sa numëro deri në pesë

Ngrit lart qëndrimin, mike ta bësh qetësinë, parim ta kesh durimin…

Se epoka e shpirtit, në shekuj durimi

Mbërthyer në çaste të shkurtra fare

Jeta shtegton në shtigje adhurimi

Flakë tutje brengat e valixhet me halle…!

4 mars, 2022