E diela tragjike për familjet Aliti e Gashi: Këta janë dy të rinjtë aksidentalisht humbën jetën në në Shirokë
E diela e djeshme ishte ditë tragjike për familjet Aliti e Gashi nga Prizreni. Dy të rinj u aksidentuan me një veturë në Shirokë të Suharekës dhe fatkeqësisht humbën jetën. Një person tashmë është ndaluar në paraburgim, teksa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit ku kanë mbetur të vdekur dz të rinj Besnik Aliti e Petrit Gashi..
Lajmi për vdekjen e Besnik Alitit dhe Petrit Gashit ka tronditur familjen e miqtë e tyre, siq kanë kanë njoftuar për dhimbjen e madhe që po përjetojnë përmes rrjeteve sociale. Derisa zëdhënësi, i policisë Rajonale në Prizren Vesel Gashi, për tv Besa bënë me dije se dje në ora 17 e 35 ne rrugën Prizren- Suharekë një veture ka aksidentuar një motoçikletë ku ka pasur dy të rinj të cilët edhe kanë humbur jetën. Policia dhe ekipet e tjerë të foronzikës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me këtë rast trupat e pajete janë dërguar për obduksion në Prishtinë, kurse vozitësi është dërguar në mbajtje për 48 orë. tha ai.
I ndjeri Besnik Aliti ishte 24-vjeçar (i lindur në muajin nëntor të vitit 1999), ndërsa viktima tjetër, Petriti, ishte 19-vjeçar (i lindur në muajin gusht të vitit 2004) mësohet e nga burime brenda familjarëve të tyre/www.QendraPress.com/