E E diela e 9 poeteve elitare me;Barie ÇUPI
Ku rrahin pulset
——————————
Dhe dua të jem drita,
a luledele e brishtë,
nën vellon dimërore
çiltërsia më çel shpirt.
Lotët rënë mbi buzë,
ditëve të ftohta,
tek ngrijnë e shkrijnë qerpikësh,
mbush e zbraz me gota.
Dhe hapen zemrës miqtë,
secili fjalë të mira,
mbi jastëkun e muzgut
nguc harresa të mpira.
Dhe shtyhen derës ditët,
si libra të vjetëruar,
ca gërma i mban idhull,
ndër gjuhë i fsheh dënuar.
Ëndrrat grisur teshash,
as dantella,as najlone,
mendësitë si lëng i idhët,
bërë fatet monotone.
Të gjithë zhgënjejnë hapur
këmishë e ditës ndotet,
tek ngren shëndet’n e rastit,
motit f’tyra i ndrrohet.
Dhe njerëzit lozin kohërash,
gratë bëhen burra,
kërcasin brinjët e qiellit,
qesh e çmendu ka ardh puna..
Me ngasje shtroj tryezën,
zemra pëshpërit,
zgjohu Zot,shih dit-natën,
fustan shqyer orë e vit.
Si violinë fle mbi vargje,,
dilemash,urat shembur,
vdekja rri nën petka,
ofshama gëlltis trembur.
Dhe dua të jem drita,
valë,eshkë,a energji,
në vakum ku rrahin pulset,
një shtresë ajër duhet,tjetra dashuri.
/www.qendrapress.com/