SAKRIFICA E NJI TRIMI

/Hajdar Morinës/

——————————————-

Përherë Hasi

ka pasë trima

nja nër ta

ish Hajdar Morina

n’Kushnin t’Hasit

a’ le trimi

e kanë njoftë

Hasi e Anadrini

ish Hajdari

nji burrë krenar

n’Rogovë t’Hasit

zgidhet sekretar

Ai ish rritë

me frymë kombëtare

në nji familje

shumé bujare

n’kushte t’vështira

n’mjerim

kish mësue

shkrim e lexim

n’komunë t’Hasit

Hajdari dallohet

Hasit trimi

i përkushtohet

por, fill mas luftës

së dytë botnore

Hasit i nshohet

prap dora mizore

shkau rrept

ju kish nshue

me tatime

tu e ndëshkue

por Hajdari

i Hasit t’Gurit

jo i thotë

shka-paturit

gjashtë vjet burg

e tortura

e denon

diktatura

tri vjet burg,

babë Selimin ja denojnë

por mendimin

sun ja ndërrojnë

nantë muaj e denojnë

edhe lokën Fatime

veq pse ish

malsore trime

ajo ish gruaja e axhës

së Hajdarit

gjak i paqt

i shqyptarit

kanë nisë

shkijet vnerë tuj qitë

tan familjen

ja kanë leçitë

por ma t’ngatit

se kanë leçitë

s’kanë pranue

m’u koritë

i kanë shkue

ja kanë çelë derën

ja kanë ruajt

familjes nderën

Rankoviçi

me tradhëtar

e mundojnë

atë atdhetar

por Ai kombit t’vet

i rrin besnik

me shokë trima

e me klerik!

Sejdullah MARTINAJ

Holandë, 10 shtator 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *