E hëna poetike me poeten;- Ardjana DRAGOI
JEMI VDEKATARË
——————————————–
Jemi vdekatarë , por s’na bëhet vonë
Kush e kush më parë, të arrijë frone
Përgjatë udhës sonë, nuk shohim ku shkelim
Nuk na bëhet vonë, as për dinjitetin!
Të shohim sa shtypim, qoftë vetëm një herë
Nuk mund ta përtypim, në fyt do na ngelë
Diku do ta vjellim, diku do pështymë
Do kujtojmë të verbërinë, si ia nxorëm synë!
Në lëkurën tënde , nuk dhemb plagë e huaj
Atë që ti shembe, tjetër do ta vuaj
Jemi vdekatarë , por mbi ne , një Zot
Për të gjithë një radhë , ndaj mendjen në kokë!
/www.qendrapress.com/