E hëna poetike me poeten;- Asja MULGECI
E JEMJA BOTË HURPET TEJE
————————————-
I dashtun, ndjemë sonte nën ritmin e kordave t’zemres, si e rrallë simfoni…
Ndije zanin tem gurgullimë ujëvarash
shkëlqimit syve t’zi
Busull orientuese le t’jet kjo melodi
Mos humb rrugve t’jets mbushun gropa,
As qiejve t’mugët, veshun tisit gri
E jemja botë, hurpet teje, sic gjakun thith aorta…
Si e kuqja,flaktë rrin tek coha
Ani pse gjiut bosh, malli torovitet ftohtë
si lulja kryebore ,
Paçka kso ndjenjash, dalldiset ethshëm bota
Yjet zilepsun shkundin pjalmin verdhosh fytyrash tona
~~~~~~~
Eja pra i dashtun si i zëmrës udhëtarë ,
Turru nkrahê ere, banu diell pranvere
këtij dimni t’marre
Atje ngjitê reve, avionet zhurmojnë
hapsinash t’paanë
N’ikje ardhje t’tyne ,dashninë peng kam lanë
Netve t’errta, kërcu u bana
E bukura hanê, lame me musht qielli,
Nuse pa nusnue ,pa vel as gjerdan
N vend luleve, prehnit
aromën tande shtrëngoj
Pehamash t’mendjes
As stuhitë qijeve tanë,s”mujten me fshi
kyt dashni
Dashunisht rrin ngjit shpirtit,
siç qerpiku rrin palue mbi sy !
/ëëë.qendrapress.com/