E hëna poetike me poeten; Fitore HAKLAJ

NË MUA

————————-

Në mua tani dielli lindi

Aty ku rriten shumë lule

Shpirti e donë vetëm paqen

Në mua është edhe perëndimi

Libri më faqe shumë

Ku rrjedhin vargjet si lumë

Kënga më plot dashuri për ty

Në mua flenë edhe ti

Në mua lindi edhe hëna

Kur iku në shkrimet e natës

Mendoj se si të pikturoj nesër

Brusha ime kurrë nuk të harroj

Në mua është edhe një fëmijë

Sa ëndrrat i shoh me ty

Dua të shkoj të bjeshka ime

Apo dua edhe një herë të lindi!

F.H

/qendrapress.com/