E hëna poetike me poeten ; Majlinda PAJAJ
Në portën e mallit!
——————————–
Në portën e mallit trokas
puth lotin e të mirës nënë
në kraharor mallin ti shuaj
në dashurinë e paanë më rrite si hënë.
I rëndë dheu i huaj
pesha supet m’i ka rënduar
hapat jo gjithnjë më janë bindur
kur jam rrëzuar edhe kam qarë.
Për ty vendlindja ime
vij si zog shtegtar
tek ti kam folenë si të gjithë zogjtë
ndaj vij të shuaj mall.
Vatra, kjo shtëpi e paharruar
aromë fëmijërie e përmallur
e kujton kur isha e vogël
vrapoja pas ëndrrave,ti mbaja zgjuar.
Në portën e mallit trokas
puth lotin e të mirës nënë
të sjellë aromën që gjallë të mban
aromë e bije për ty nënë.
/www.qendrapress.com/