E hëna poetike me poeten;-  Natasha ILIA

Çamarokes

——————————

Në rrëzë të një shkëmbi
Një zymbyle e bardhë
Bëra t’a këputja
Po gjeta belanë

Seç më foli ashpër
Do të gjejë belaja
Mbi ballin e lartë
Dy harqet e saja..

Ti nuk dëgjon djalë
Të thashë mos më prek
E parritur jam
As pesëmbëdhjetë

Lulja e ndruajtur
Oh sa shumë u prek
Qerpikët e kthyer
Sytë magjikë magnet

Ishte aguridhë
Ishte kryeneçe.
Ishte ëmbëlsirë
Më bëri për vete

Çamaroke e sertë
Nuk zihej lehtë
Si thëllëzë e egër
Lulja mos më prek…!!

/www.qendrapress.com/