E hëna poetike me poeten;-Zaide NOKA
Nuk ka kohe
———————————————–
Jo zhurme e gjithfarëlloj ulërimash…
Po bien piklat e shiut .
Mblidhi ne oazin e shpirtit,
krejt te tejdukshme te shndrisin .
Zërin e çjerre te sorrës se zeze
E mbyt melodia hyjnore e këngës se bilbilit
Qe akordon notat muzikore ne çdo zemër,
Ja dhe era fshikullon ne petalet e lulezonjës ,
Tinëzisht deh njeriun qe bredh buzët ne te…
Për intriga resh mos hiq dore
nga vallja e zogjve ,
Elegance e botes se qiellit,
Dhe te dëgjosh thashethemnaje ordinere
qe aty-këtu meket prej frikës ,
Nuk ka kohe …
Toka rreze shkëmbit
Ia shtron rrugën e argjende gurrës…
Fusha e blerte ia merr gëzimin ne thellësi tokës ,
E qeshura e fëmijës vesh me ngjyra jetën…
/ëëë.qendrapress.com/