E hëna poetike me poeten;Bukra Hysenukaj Kastrati
Po t’baj bè
————————
N’burrni t’Babs
e n’amanet t’Lokes
N’sofër t’shtrueme
N’majen mà t’nelt t’malit
N’vorre
e n’kangë
Po t’baj bè
N’sy t’çiks
e n’pushk t’djalit
N’gjog t’bardhë
e n’rràj t’lisit motshëm
Po t’bàj bè
Për prag dere
e ballë oxhaku
Për besë burri
e nder konaku
Se…
/www.qendrapress.com/