E hëna poetike me poeten;Suela Cenolli Armata
Dedikim për gratë e hekurta.
“”””””””””””””””””””””””””””
U sfilita me një çadër te madhe,
ne bore e breshër, ne stuhi e shi
duke mbrojtur shtëpinë tone
ku çatia duhet te ishe ti.
Tjegullat t’i shpërndau era
e te la me trarë zbuluar.
Mbetem ne qiell te hapur,
me skifterë e dragonj zjarrhedhes duke luftuar.
Kur ndërtuam shtëpinë tone, kurban u bëra unë,
e themelet i hodhëm thelle.
Çatia u bere ti e mbi thesaret tona
u betuam qe s’do t’i braktisnim asnjëherë.
Mirëpo kjo çatia na doli prej kashte.
Vajti e u derdh mbi shtyllat e hekurta.
Rrofshin themelet me kurban te shtrenjte,
e mos u ngritshin këto çati me epshe te lepurta!
/www.qendrapress.com/