E hëna poetike me poeten:Teuta SADIKU
SOT
————————–
Do dal ta shoh jetën në kokërdhokun e syrit.
I janë mpirë kockat ,i janë prerë gjunjët
Kërkon ti shtrijë sado pakëz
deri në trotuaret e pasdites.
Atje në fund të rrugicës ku jeta shitet
për një kothere bukë mishi I bardhë.
Atje ku rrinë skrupull të pastrehët
me dorën zgjatur drejt Zotave,
ku fëmijët e semaforëve numërojnë me gishta
të hollat e falura duke gërmuar xhepat.
.
Natyra lëshuar lakuriq
zbret nga degët e pemëve
përuljet pranë këmbëve tona,
kurse ne ,njerzit shesim pa turp
frytet e saj të pjekura hedhur mbi tezgë .
Violina e jevgut shoqëron tingujt shumëgjuhëshe,
koloriti i pafund më ngjason me një ylber
mbi poret e lëkurës ndihmës shtëpiakja
bërë qull nga shiu i djersës heshturazi këlthet.
Njeriu shtyn qeren e kohës ,sot
femra rrugëve me karrocë tërheq mitrën e Tokës,
fëmija në udhëkryq xhvoksh frytin e Jetës.
/qendrapress.com/