E hëna poetike me poeten;Valbona KOLAVERI
A DO TË MUNDJE ?
———————————
A do të mund
të gërmëzoje
gjithë dënesat e mija
në flatra zogjsh
ku fluturimet nuk i kanë
veç n’pranverë
Brigjeve ku sirenat
këndojnë mallin
e tokës së paprekur
Të pikturoje re shiu
që puthin lot sysh
n’mallëngjime të gëlltitura
n’gjokse të marra frymë
nga çmenduritë
A do të mund
të mbledhësh
n’pikatore t’shpirtit
gjithē dhembjen time
të pakohë
ku kohët si pat shoqe
T’ju prish para si burrat
si n’kohë të zamanit
heshtjes time për ty
Ku ëndrrat e deshën
dhe e panë në pasqyrë
të krehun bukur
duke të prit ty
A do të mund
puthjen time
të ndezur eshkë
flakësh në netë
të ftohta kapriçoze
mërzie
ta mbështilljësh për gushë
E zemrën t’ma pushtoje
n’rënkime të buta
mbështjellë për trup
psalm DASHURIE
A do të mundje
për atë Zot më thuj ?
E në mundsh
eja me DASHNI
më mund.
/www.qendrapress.com/