E hëna tragjike, dy të rinj vdesin në Kosovë shkaku i motit të keq
Dy të rinj kanë vdekur vetëm sot në Kosovë, shkaku i motit të keq. Njërin e ka mbytur lisi që u rrëzua shkaku i erërave të forta në Prishtinë, e tjetrin rrufeja në Rahovec. Ndërkohë, kanë mbetur edhe dy të lënduar nga këto raste. Gazeta Online Reporteri.net ju sjell një përmbledhje të këtyre dy rasteve.Një 30-vjeçar nga Podujeva ka mbetur i vdekur sot në lagjen “Pejton” të Prishtinës, pas rrëzimit të një lisi.I riu ka mbetur i vdekur në vend, derisa lëndime ka marrë edhe një grua e të njëjtës moshë, e cila është dërguar me urgjencë për në spital, shkruan Reporteri.net.Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku sipas tyre ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 15:15.“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar Policia.Për rastin ka folur edhe mjeku kujdestar në Qendrën e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Shpend Rrustemi.Sipas tij, të lënduarës nuk i kujtohet asgjë nga rasti.Rrustemi tha se ajo i kishte thënë se krejt ajo se çka mban mend ishte momenti kur kishte dal nga puna.“Gjatë bisedës me të asaj nuk iu ka kujtuar rasti si ka ndodhur dhe për viktimën nuk kishte asnjë njohuri. Ajo na ka thënë që “unë vetëm e di që kam dal prej punës dhe nuk e di se çka ka ndodhur më tutje”, ka thënë Rrustemi.
E lënduara është pranuar në spital me fraktura të shumta politraumë, por që gjendja e saj nuk është kërcënuese për jetën.