E konfirmon Ministria: Javën tjetër vijnë 24 mijë vaksina në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se javën tjetër do të mbërrijnë 24 mijë doza të vaksinave kundër Covid-19. Ministra që udhëhiqet nga Arben Vitia, ka thënë se COVAX e ka miratuar aplikimin e Qeverisë së Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. “GAVI ka informuar MSH se vaksinat e para (Astra Zeneca) ne kontigjent prej 24 000 dozave do ta arrijnë shumë shpejt. MSh, sipas procedurave te aplikimit te pergatitura nga COVAX, ka dorëzuar aplikacionin me te gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizem dhe, COVAX, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar apklimi i saj”, thuhet në një përgigje të MSH-së që e ka publikuar Insajderi.Ndërkohë, mediat raportuan se ardhja e kontigjentit të parë me vaksina është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e kësaj kompanie, e cila ka thënë se është paraparë të arrijnë javën e ardhshme. Sidoqoftë, Kosova është vendi i vetëm në rajon që ende nuk ka filluar vaksinimin e qytetarëve të saj