E largoi nga puna, gjakovari shkon dhe e sulmon shefin e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës, ku një i dyshuar kishte sulmuar punëdhënësin e tij me sëpatë.Sipas Policisë, pas shkëputje së kontratës së punës ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, i njëjti në shenjë revolte me një sopat në tërësi i ka thyer tavolinën e punës ku ka qenë duke punuar.“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se pas shkëputje së kontratës së punës ndaj të dyshuarit mashkull kosovar, i njëjti në shenjë revolte me një sopat në tërësi i ka thyer tavolinën e punës ku ka qenë duke punuar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervenimit është dërguar në mbajtje”, thekson raporti