E marta poetike me poeten: Anila VARFI
THIRRMË E HESHTUN
—————————————
Hej a më dëgjon?
Dëgjo dhe mos i harro kurrë këto fjalë:
Unë e di që nuk je vetëm,
Ndaj nuk guxoj të them gjë prej gjëje!
Në mendje ende jehojnë imazhet me timbrin e zënit tënd.
Lotët i mbaj në prag të syve
Gjithmonë të përlotën i mbaj mend sytë e mi.
Çka po thu?!
Nejse… s’po du me t’numuru se ç’ka mendoj e aq ma shumë se ç’ka ndij, kurrsesi jo,
I kam mumifiku n’vedi.
Kujtimet m’vijnë befas,
S’kam forcë me ushtrua mbi to.
Të mendoj dhe ndonjë ditë ndodh të më kafshojë ajo dëshirë që donë me përpi gjithçka që ka shkrua koha.
Mandej prapë tulatem n’vedi
Në zjermin e dhimbashpirtit!
Në ato çaste a e din ç’ka baj,(hëm e di që nuk ta ndin fort)
Dëgjoj muzikë me zanin n’kupë t’qiellës.
Muzika kthehet n’parfum dehës.
Pa bëzajt m’qeton e më çon aty,
ku as vetë s’di ku!