E marta poetike me poeten; Rudina  PAPAJANI 

A LUAN JETA ME TY….

———————————-

A luan jeta me ty,

apo të fut në rrjet e të përpëlit,

apo luan dredhira,

kur fati është i pandreqshëm.

Nëse ftohtësia ofron akull,

lind shkretëtirën përvëluese,

në një ditë bardhë e gri.

Hith rrënjët e dashurisë,

nëse lëkurën t’a shesin lirë,

në rrugën që të vodhën dikur.

E nëse të arratisin si ndonjë re plangëprisësh,

derdhi ujë të zi që të përbalten në kullim stere.

Kështu pra jeta herë të servirë ,

një ditë me çadër ,

herë një mall kuqalash ,

që vjen rrotull t’a puthi shpirtin ,

kur ti endesh e pashpresë,

kur ti digjesh pse dielli turfullonte,

ashpër atë mëngjes….

RUDINA PAPAJANI

/qendrapress.com/