E marta poetike me poeten: Sofia Doko ARAPAJ

Zgavrave të stërzgjatura

————————————- 

Unë dua t’ i mëkoj ata

T’ u jap mishin e zemrës

Që t’ i dëgjoj ata

Kur të zbrazin vetëtima për mua…

Se pse më ikën mëndja,

Se pse kam shumë etje,

Se pse më ngjaj me fantazmë…

T’ u tund këmborën për tek shpella

T’ i deh me kushtin e shejtanes

T’ u pikturoj dhe një sy në ballë

Se pse jam bërë e mirë

Se pse jam bërë e logjikshme

Se pse jam bërë …, e largët…

O teta, n’ a jep një bukë gruri

Të japim një fshesë

Se po afron nata e n’ a kafshojnë qentë…

 &  &  &

Pa tituj

 ————————

Kur të vrasin me fjalë

E bie rëndë në tokë

Lufton egër me shpirtin

I cili, përpiqet të dalë…

I dyllos, të gjithë shtigjet

E dhe pse përtokë

Po ai, edhe pse i vrarë

Fluturon për në zot…

Dhe, më sheh nga lartësia

Pa dritare e pa dyer

Të mpirë e të zhgënjyer

Ndaj nis një ulërimë

Sheh se kam uri e më çon një cicërimë

Sheh se kam mërzi

Më mbulon trëndelinë

Më sheh ashtu përdhe

E nis një ulërimë…