E marta poetike me poeten:Albina IDRIZI
Gjej diçka të bukur
—————————————
dhe ma thuaj sonte,
diçka të mëndafshtë prej shpirti,
si dhelkë përqafimi
yllnajave të pagjumta të vetmisë.
A nuk jemi ne fëmijët
e botës së re, i dashur
dhe prania jonë, a nuk është
ajo që bën të kujtohemi
kush jemi në të vërtetë,
atëherë kur harrojmë
të matemi me veten,
të dy prej drite dhe fryme,
kaq të ngjashëm kur dashurojmë.
Gjej diçka të bukur
dhe ma thuaj sonte,
sonte, kur gjithçka i heshtet
dëshirimit të një fjale
që thuhet pa zë.
/www.qendrapress.com/